Moti i keq/ OSHEE: Furnizim normal me energji elektrike në Vlorë

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se në qytetin e Vlorës, në zonën e Mifolit, Novosel, Himarës, Orikumit dhe Lumit të Vlorës furnizimi me energji elektrike po kryhet normalisht.
Aktualisht me defekt është vetëm fideri “2 Kuç” i cili furnizon me energji elektrike Kallaratin, Vrasnishtin, Bolenën.
Grupet e punës së OSHEE Vlorë, po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike sa më shpejt në zonat që furnizohen nga ky fider.

 

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.