Modernizim dhe lehtësim i shërbimeve konsullore për shtetasit shqiptarë

TIRANË, 4 Janar /ATSH/ – Modernizimi dhe lehtësimi i shërbimeve konsullore për shtetasit shqiptarë ka qenë prej vitit 2013 e në vazhdim, një nga prioritet kryesore të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, duke i përmirësuar ato çdo vit.

Në vitin 2018 në shërbimet konsullore, ka disa risi të cilat i kursejnë kohë dhe para shtetasve shqiptarë.

Këtu përfshihet, heqja e rezervës për vulën apostile nga Greqia. Heqja e certifikimit të përkthimit të dokumenteve nga Italia. Marrja online e vërtetimit për gjendjen gjyqësore/dëshminë e penalitetit. Marrja online e vërtetimit për vlefshmërinë e patentës/ lejes së drejtimit. Lëshimi i certifikatave edhe në 12 përfaqësi diplomatike dhe konsullore. Vetëdeklarimi përpara Konsullit për humbjen, vjedhjen, dëmtimin e pasaportës dhe kartës ID. Heqja e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në Armeni, Kolumbi, El Salvador.

/gj.mima/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.