BE – Inflacioni në eurozonë në rënie, shenjë pozitive për ekonominë

BRUKSEL, 4 janar /ATSH-AFP/ – Inflacioni u ngadalësua në dhjetor në zonën euro në 1,6%, kundrejt 1,9% që ishte në nëntor, sipas të dhënave provizore të publikuara të premten nga zyra europiane e statistikave, “Eurostat”.

Kjo shifër është më e ulët nga pritshmëritë e analistëve të pyetur nga kompania e shërbimeve financiare “Factset”, që priste një inflacion prej 1,8%.

Për BQE-në, një inflacion vjetor pak nën 2% konsiderohet si një shenjë e shëndetit të mirë të ekonomisë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.