VIDEO- FOTO/ Reshjet e dëborës – Llogora, rruga e kalueshme pa zinxhirë

Reshjet e dëborës – Llogora, rruga e kalueshme pa zinxhir

Reshjet e dëborës – Llogora, rruga e kalueshme pa zinxhir.https://ata.gov.al/2019/01/03/foto-reshjet-e-debores-llogora-rruga-e-kalueshme-pa-zinxhir/Qafa e Llogorasë, 40 km nga Vlora është mbuluar nga reshjet e dëborës, ndërsa rruga është e kalueshme për automjetet.Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) se “inspektova që nga Dukati deri në Qafën e Llogorasë, nuk ka probleme dhe rruga është e kalueshme pa zinxhir”.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 3 Janar 2019

TIRANË, 3 janar/ATSH/- Qafa e Llogorasë, 40 km nga Vlora është mbuluar nga reshjet e dëborës, ndërsa rruga është e kalueshme për automjetet.

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) se “inspektova që nga Dukati deri në Qafën e Llogorasë, nuk ka probleme dhe rruga është e kalueshme pa zinxhirë”.

“Gjatë gjithë natës dhe ditën e sotme punonjësit e nënkotraktorit “Salillari” po punojnë me intensitet të lartë me borëpastruese, në mënyrë që rruga të jetë e kalueshme për automjetet”, – theksoi Mamaj.

Sipas tij, gjatë gjithë gjatësisë së kësaj rruge është punuar me borëpastruese dhe është hedhur kripë.

“Ne jemi në gatishmëri për të përballuar çdo situatë, si dhe do të mbajmë rrugën e hapur si në Qafën e Llogorasë dhe në Qafën e Muzinës”, – shtoi prefekti.

Qafa e Llogorasë është mbuluar mbrëmjen e sotme nga reshjet e dëborës, ku trashësia e saj ka arritur në 10-15 cm. /k.s/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.