TAJLANDË – 500 të vdekur në rrugët e vendit gjatë festave

BANGKOK, 3 janar /ATSH-DPA/ – Një total prej 463 personash humbën jetën dhe rreth 4 000 të tjerë u plagosën në aksidentet rrugore në Tajlandë midis 27 dhjetorit 2018 dhe 2 janarit 2019, bënë të ditur autoritetet për shtypin.

”Shifra është më e lartë se ajo e festave të Vitit të Ri të një viti më parë, kur 423 persona u vranë në aksidente rrugore dhe për këtë vit vetëm natën e ndërrimit të viteve u vranë 89 vetë, ndërsa 700 të tjerë u plagosën në të gjithë vendin”, sipas këtyre autoriteteve.

Ngarja e mjeteve në gjendje të dehur ishte shkaku kryesor i aksidenteve, që përbëjnë më shumë se 30% të tyre, të ndjekura nga shpejtësia me 30% të tjera.

Gati 80% e të gjitha aksidenteve përfshinin motoçikleta, automjeti më popullor i vendit. /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.