SOFT NEWS – Një filxhan kafe në… nëntokë!

BEOGRAD, 3 janar /ATSH-AFP/ – Katërqind metra poshtë qytetit të vogël të Borit (lindje) mund të shquash burra me kasketa kantieri në një godinë nëntokësore, e gërmuar njësoj si muret e brendshme të një miniere bakri në punë për të demonstruar dashurinë e serbëve për kafenë.

E njohur me emrin e “The Pit” (Pusi), ndërtesa ngjan me një guvë me mure të gërmuara me formate të mëdha. Mbi tryezat e gjata prej druri, minatorët dhe vizitorët mund të degustojnë pije të ngrohta dhe të thithin nga një cigare në zemër të ”RTB Bor”, të minierës më të madhe të bakrit në Serbi.

Kafeneja  u hap në 2012 si një mundësi për ti lejuar familjarëve dhe turistëve të kalojnë më shumë kohë me minatorët dhe për të kuptuar më mirë punën e tyre.

Që nga viti 2012, mbi 5 000 vizitorë kanë zbritur në thellësi të nëntokës për një filxhan të mirë me kafe falas, përfshirë turistë të huaj dhe personazhe të famshme të zonës.

Minatorët presin vizitorët me krahë hapur por nuk lënë pa përmendur se kushtet në minierë janë shumë ndryshe nga fakti i lagështisë, pluhurit dhe errësirës./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.