RUSI – 37 viktima pas shpërthimit të gazit në një bllok apartamentesh

MOSKË, 3 janar /ATSH-DPA/ – Trupat e 37 personave janë gjetur deri tani, pas shpërthimit të gazit në qytetin rus të Magnitogorskut, që pasoi edhe me rrëzimin e një pallati.

”Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet dhe nxjerrjen e trupave nga rrënojat”, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

Një shpërthim gazi shkaktoi shembjen e pallatit 10-katësh të stilit sovjetik.

Mendohet se katër persona të tjerë janë ende nën rrënoja./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.