Në 2018, u hodhën bazat për transformimin e Shërbimeve Publike

TIRANË, 3 janar/ATSH/ Reforma në Shërbimet Publike, një prej prioriteteve kyçe të qeverisë shqiptare, u konsolidua më tej gjatë vitit që lamë pas.

Përmes një videoje prezantuese, zv/kryeministrja në detyrë, Senida Mesi veçon disa prej arritjeve gjatë vitit 2018 në sfidën për garantimin e shërbimeve lehtësisht të aksesueshme, cilësore dhe me transparencë të plotë ndaj çdo qytetari e sipërmarrësi.

“Hapat e mëdhenj të hedhura gjatë vitit që sapo lamë pas, janë një bazë e mirë dhe solide e një procesi sa rrënjësor, aq edhe historik në drejtim të transformimit total dhe arritjes së shërbimeve publike që duam, për ‘Shqipërinë që duam'”, u shpreh Mesi./m.m/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.