HAPËSIRË – Zbulohet një fosil i Big Bang-ut

KANBERRA, 3 janar /ATSH-ANSA/ – Zbulohet një fosil i Big Bang-ut, është një re gazi që i përkon epokës në të cilën galaktikat ende nuk ishin formuar.

Në fakt nuk ka gjurmë, brenda saj, të metaleve të rënda të çliruara në kozmos nga shpërthimet e yjeve.

Zbulimi, që pritet të botohet në revistën “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”, është bërë nga grupi i astronomëve të universitetit australian i “Swinburne”, të koordinuar nga Fred Robert dhe Michael Murphy.

Në fakt kjo është e treta re gaze e lashtë që lidhet me origjinat e universit, pas atyre të individualizuara në vitin 2011.

Sipas autorëve, studimi i këtyre fosileve kozmike jep të dhëna të çmuara për të kuptuar si janë krijuar galaktikat e para, si për shembull përse disa re gazi kur kozmosi ka qenë ende “fëmijë” kanë krijuar yje dhe galaktika ndërsa të tjerat jo. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.