SOFT NEWS – Kukulla Barbi mbush 60 vjeç dhe nuk ka asnjë rrudhë

EL SEGUNDO, 2 janar /ATSH-AFP/ – Ajo feston 60-vjetorin në vitin 2019 dhe nuk ka një rrudhë. Bionde ose brune, të drejta ose me onde, princeshë ose zjarrfikëse, kukulla “Barbi”  vazhdon të joshë fëmijët dhe përpiqet të përshtatet shijeve të kohës, deri tek rrjetet sociale.

“60-vjeç, është shumë në një industri lodrash ku, sot, një sukses zgjat mes tre deri në pesë vite”, thotë me krenari Nathan Baynard, drejtori botëror i marketingut për kukullën “Barbi”.

“Pavarësisht konkurrencës gjithnjë e më të fortë, shiten çdo vit 58 milionë ekzemplarë në më shumë se 150 vende. Madje kjo markë është po aq e njohur sa Coca-Cola apo McDonald”, shpjegon Baynard.

Gjithsej, më shumë se një miliardë “Barbi” janë shitur që prej shfaqjes së saj për herë të parë në sallonin e lojërave në Nj-Jork, në 9 mars 1959.

Mamaja e asaj është bashkëthemeluesja e kompanisë “Mattel”,  Ruth Handler, që pati idenë e kësaj kukulle duke parë fëmijët e saj.

“Vajza Barbara kishte vetëm një zgjedhje të limituar në lodra, kukullat. I vetmi rol me të cilin mund të luante ishte ai i mamasë, ndërkohë që djali e imagjinonte veten astronaut, kauboj apo pilot”, shpjegon Nathan Baynard.

Për këtë arsye ajo krijoi “Barbi” (shkurtimi i emrit të vajzës së saj), kukull e rritur me pamje shumë femërore, për t’i treguar vajzave të vogla se ato mund të bëhen çfarë të donin.

“Në 1959, kjo ishte një ide tronditëse që do të sillte një sukses të menjëhershëm me 300 000 kukulla të shotura vetëm në vitin e parë”, thekson Baynard. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.