Mot i keq, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve

TIRANË, 2 janar /ATSH Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë ditës së nesërme e në ditët në vazhdim priten reshje dëbore dhe ngrica, përkatësisht në veri, në verilindje dhe në juglindje.

ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve të jenë të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore, si dhe të jenë të pajisur me zinxhir dhe me goma dimërore. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.