Moment spektakolar të sekondave të para të Vitit të Ri në Tiranë

TIRANE, 2 janar/ATSH/- Ndërrimi i viteve  u festua në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Në një spektakël të madh fishezjarresh në Sheshin Skënderbej, edhe kryeqyteti e priti 2019-ën shoqëruar me një koncert festiv të organizuar nga Bashkia e Tiranës me këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare.

Me qindra të rinj e të reja, familjarë e fëmijë dolën në sheshin “Skënderbej”, i zbukuruar si asnjëherë më parë, për t’i uruar mirëseardhjen vitit 2019-të.

Me një foto spektakolare të momenteve të para të Vitit të Ri, kryeministri Edi Rama uron të gjithë për një ditë të mbarë.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë moment spektakolar të sekondave të para të Vitit të Ri në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Nata e ndërrimit të viteve u kremtua me me spektakël fishekzjarresh dhe koncerte festiv edhe në qytete të tjera, në Vlorë, Berat, Lushnje, Sarandë, Kukës, Gjirokastër, etj.

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.