“Çelsi” i rrëmben talentin “Dortmundit” për 64 milionë euro

TIRANË, 2 janar/ATSH/ – Kristian Pulisiç është lojtari i ri i “Çelsit”. Ai ka arritur marrëveshjen zyrtare me klubin nga Londra dhe tashmë do të jetë nën urdhërat e Sarrit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja e klubit të “Borusia Dortmund” që njofton largimin e mesfushorit.

Klubi anglez ka paguar 64 milionë euro në arkën e “Dortmundit” për shërbimet e tij.

Pulisiç, vetëm 20-vjeç, luan për kombëtaren e SHBA-së dhe në orët në vijim pritet të jetë në Londër për tu prezantuar edhe zyrtarisht.

Duket se deri tani kjo është një nga goditjet më të forta në merkato.

“Borusia e Dortmund” aktualisht udhëheq kampionatin gjerman dhe ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer deri tani, duke u kualifikuar edhe në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve si e para në grup. /o.l/. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.