Xhaçka uron gëzuar festat: Krenare për Forcat e Armatosura

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH- I.Vata/ – Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2019.

Ministrja Xhaçka shprehet se: “Gëzuar Vitin e Ri 2019! Mirënjohje e krenari për çdo efektiv të Forcës së Armatosur, që në 365 ditë të vitit i gjenden pranë familjeve shqiptare”.

Ministrja Xhaçka shpreh urimin veçanërisht për fëmijët e ushtarakëve që punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Urimi im, këtë fundviti shkon veçanërisht për fëmijët e ushtarakëve dhe të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët janë forca dhe mbështetja më e madhe për prindërit e tyre. Qofshi përherë të qeshur!”, shprehet ministrja./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.