Rama: Në zgjedhjet vendore do të fitojmë edhe bashkinë e Kukësit

TIRANË, 31 dhjetor 2018 /ATSH/ – Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në konferencën e fundvitit, Kryeministri Edi Rama tha sot se Partia Socialiste do t’i fitojë të gjitha bashkitë që drejton sot, por dhe bashkinë e Kukësit.

Këtë deklaratë Kryeministri Rama, e bëri pas pyetjes se gazetarëve mbi kriteret që do të ndiqen për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie.

Kreu i qeverisë tha se “e rëndësishme është që ne do fitojmë bashkitë që kemi dhe bashkinë e Kukësit, pastaj të tjerat çfarë do vijnë më shumë janë të mirëseardhura. Po bashkitë që kemi dhe bashkinë e Kukësit ne do t’i fitojmë”.

Për sa i përket emrave, Kryeministri theksoi se kjo nuk është e rëndësishme për publikun dhe se ky aspekt do diskutohet vetëm brenda Partisë Socialiste.

“Pastaj emrat janë çështje e brendshme e Partisë Socialiste, nëse doni më shumë për emrat, kartën e anëtarësimit, ose sot në ditën e fundit të viti, ose nesër në një janar edhe me mirëseardhje për ju, pas bonusit të bebes e pastaj flasim”. /o.l//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.