Ministrat nuk janë shkarkuar, u zëvendësuan

TIRANË, 31 dhjetor/ATSH- Klotilda Saraçini/- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “asnjë ministër nuk është shkarkuar, asnjë”.

Në konferencën për shtyp të fundvitit me gazetarët, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve se ndryshimet në qeveri a i përgjigjen protestave, Rama theksoi se “ministrat janë zëvendësuar dhe ministrat që janë zëvendësuar kanë kontribute themelore në të gjitha transformimet që kanë ndodhur”.

“I shikoni apo jo, është e drejta juaj t’i mbyllni sytë. Janë të mjaftueshme apo s’janë të mjaftueshme, e them unë i pari që jo, nuk janë të mjaftueshme”, – shtoi ai.

Kreu i qeverisë tha se “Shqipëria sot nuk ka asnjë mundësi të krahasohet me Shqipërinë e 5 viteve më parë në asnjë sektor”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.