65 mijë të punësuar përfitojnë rritje pagash në vitin 2019

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ – 65 mijë të punësuar, përfitojnë rritje pagash menjëherë vitin e ardhshëm.

Kryeministri Edi Rama, u shpreh sot në konferencën për shtyp të fundvitit, se “një tjetër element i rëndësishëm për tu nënvizuar është që 65 mijë të punësuar do të kenë rritje pagash menjëherë vitin e ardhshëm”.

Kryeministri shpejgoi se, rritja e pagave fillon në muajin prill për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë, me një rritje 7% deri 10%; në sektorin e arsimit pagat rriten 7%.

“Pagat e ushtarakëve shkojnë në një rritje progresive më të lartë, ndërsa për policët e burgjeve pagat rriten 7%. Edhe për diplomatët pagat rriten 20% në vitin 2019”, – theksoi Kryeministri Edi Rama. /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.