IRAK – Jep dorëheqjen ministrja pas akuzave për të vëllain si pjesë e ISIS-it

141

BAGDAD, 30 dhjetor /ATSH-AFP/ – E sapo emëruar, ministrja irakiane e Arsimit, Chaïma al-Hayali  dha dorëheqjen pasi vëllai i saj shfaqet në video propaganduese të grupit xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS).

Hayali, pedagoge në Mosul, ish-kryeqendra e ISIS-it në Irak, njoftoi të shtunën në mbrëmje në Twitter se i kishte paraqitur dorëheqjen kryeministrit Adel Abdel Mahdi.

Prej disa ditës, disa video të ISIS-it që datojnë nga 2016 ku shfaqet vëllai i saj Laith Hayali u ripostuan në rrjetet sociale dhe web faqet, ku përdoruesit e internetit dhe deputetë të shumtë kritikojnë emërimin e Hayali./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.