Faturat e energjisë, OSHEE: Sportelet të hapura edhe në ditën e fundit të vitit

TIRANE, 30 dhjetor/ATSH/- Qytetarët do të kenë mundësi të paguajnë faturat e energjisë elektrike edhe në ditën e Vitit të Ri. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton se sportelet e Arkave do të jenë të hapura dhe ditët e fundit të vitit në shërbim të klientëve.

Më konkretisht:

Ditën e shtunë, 29 dhjetor sportelet do të jenë hapur nga ora 08:00-20:00

Ditën e dielë, 30 dhjetor sportelet do të jenë hapur nga ora 08:00-18:00

Ditën e hënë, 31 dhjetor sportelet do të jenë hapur nga ora 08:00-15:00

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.