Vdes amerikani Norman Gimbel, autori i “The Girl from Ipanema”

UASHINGTON, 29 dhjetor /ATSH-AFP/ – Tekstshkruesi amerikan i këngëve Norman Gimbel, autori i “The Girl from Ipanema” dhe “Killing Me Softly”, fitues i disa trofeve ‘’Grammy Awards’’ vdiq në moshën 91 vjeç, njoftoi sot institucioni amerikan për mbrojtjen e të drejtave muzikore BMI.

‘’Shkrimtari i spikatur për talentin dhe numrin e madhe të krijimeve autentike, sipas citimeve ‘’Broadcast Music Inc’’., Norman Gimbel vdiq më 19 dhjetor në shtëpinë e tij në Montecito, në Kaliforni aty ku jetonte prej shumë vitesh, njoftoi djali i tij Tony Gimbel, për ‘’Hollywood Reporter’’.

I lindur në Brooklyn, Norman Gimbel fitoi ‘’Academy Award’’ për këngën më të mirë origjinale me David Shire për “It Goes Like It Goes” interpretuar nga Jennifer Warnes, për filmin “Norma Rae”, në vitin 1979./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.