TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ – Drejtoria e Përgjithshme e shërbimeve të transportit rrugor, njofton se për herë të parë për qytetarëve do t’u ofrohet një shërbim i ri.
Nga sot gjithkush mund të zhvillojë testimin teorik on-line, njësoj si testi zyrtar, ku aplikantët mund të praktikohen e ushtrohen pa pagesë.
“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor sjell për herë të parë Testimin Teorik Online, njësoj si testi zyrtar, ku aplikantët mund të praktikohen e ushtrohen pa pagesë online! Mëso, praktiko e PROVO VETEN!
testim.dpshtrr.gov.al”.
Kjo është një ftesë për të gjithë ata persona që duan të pajisen për herë të parë me leje drejtimi ose e kanë humbur atë.
“Mëso, praktiko e PROVO VETEN”.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të shërbimeve të transportit rrugor, fokusi është rritja, ndërgjegjësimi, informimi, aplikueshmëria, prakticiteti dhe familjarizimi i shërbimeve që ofron ky institucion. /o.l/j.p/