I drejtohet platformës së bashkëqeverisjes, përfiton rritje të masës së pensionit

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/370442433524590/

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Platforma e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al i erdhi në ndihmë një pensionisti nga Kërraba, i cili prej shumë vitesh kërkonte rillogaritjen e masës së pensionit.

Shefki Haka nga Kërraba, i cili në total kishte rreth 38 vite punë, 15 prej të cilave në minierë, fitoi një pension pleqërie prej 90 mijë lekësh, që ishte më pak se trajtimi që merrte si ish-minator.

Prej dy vitesh ai kërkonte të drejtën e tij, por përgjigja që kishte marrë ishte se 10 vitet e fundit nuk ishte derdhur kontributi i sigurimeve shoqërore.

Pasi pensionisti iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes, masa e pensionit të tij u rillogarit dhe tani ai përfiton një pension prej 155 mijë lekësh. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.