TURQI – 64 të arrestuar me dyshimin për lidhje me ISIS-in

ANKARA, 28 dhjetor /ATSH-AFP/ – Autoritetet turke arrestuan sot mbi 60 persona të dyshuar për lidhje me grupin e Shtetit Islamik (ISIS) në kuadër të një operacioni të gjerë policor, njoftuan mediat shtetërore.

”Prokuroria e Ankarasë lëshoi mandat arreste ndaj 64 personave, ku 52 janë arrestuar deri më tani në kryeqytet”, sipas agjencisë shtetërore Anadolu Agency.

Kërkimet vijojnë ende për arrestimin e 12 të tjerëve.

Dhjetë anëtarë të dyshuar të ISIS-it me origjinë irakiane u arrestuan nga shërbimet e sigurisë turke në provincën Samsun, në veri të vendit, sipas së njëjtit burim.

Turqia u godit midis  harkut kohor 2015 dhe 2016 nga sulme të shumta tragjike të marra përsipër nga ISIS-i, ku sulmi i fundit si datë shkaktoi 39 të vdekur, kryesisht të huaj, në një diskoteke luksoze të Stambollit mbrëmjen e ndërrimit të viteve në 2017./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.