Shkelje flagrante nga drejtuesit e mjeteve në Tiranë

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/ – Policia Rrugore e Tiranës vijon të patrullojë dhe monitorojë me mjete të uniformuara dhe civile, rrugët kryesore të kryeqytetit me qëllim ndërgjegjësimin, por edhe ndëshkimin e shkeljeve që janë rrezik potencial për aksidente rrugore, siç janë shkeljet e semaforëve, përparësitë ndaj këmbësorëve, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit etj.

Nga kontrollet policore në disa rrugë kryesore të kryeqytetit, janë konstatuar shkelje “flagrante” të sinjalizimit të ndritshëm (semafor), shkelje të cilat janë burim i shtuar rreziku, veçanërisht për këmbësorët, por edhe për drejtuesit e mjeteve të cilët “nxitojnë” për të kaluar semaforin edhe kur drita e tij është e kuqe, pa menduar pasojat, që mund të sjell nxitimi për të shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.