POLONI – Kanali gjerman ZDF dënohet për një serial mbi LIIB

VARSHAVË, 28 dhjetor /ATSh-AFP/ – Një gjykatë polake dënoi sot kanalin gjerman ZDF që të paguajë dëmshpërblime dhe të botojë falje për ish-rezistentë anti-nazistë që janë ndjerë të tronditur nga seriali “Nënat tona, baballarët tanë” (Unsere Mutter, unsere Vater).

Kanali publik gjerman reagoi menjëherë duke deklaruar se do e apelojë vendimin e gjykatës së Krakovisë, që është thërritur për këtë aferë nga një ish-rezistent, Zbigniew Radlowski, 94 vjeç, i mbështetur nga organizata botërore e ish-ushtarëve të “Armia Krajowa” (AK), formacioni I pare i rezistencës polake kundër pushtuesit nazist.

Sipas gjyqtarit Kamil Grzesik, “duke marrë parasysh biografinë e Radlowski, ish-rezistent, i burgosur në kampet e përqendrimit dhe shpëtues i hebrenjve gjatë holokaustit, filmi që përfaqëson ushtarët e AK-së në mënyrë jo në përputhje me të vërtetën dhe të pasaktë, ka një impakt direkt mbi të mirat e tij personale, nderi dhe dinjiteti”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.