Ministria e Ekonomisë dhe Financave, largohet Ahmetaj emërohet Anila Denaj

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Anila Denaj do të jetë ministrja e re e Ekonomisë dhe Financave, ndërsa largohet nga kjo detyrë Arben Ahmetaj.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama vlerësoi kontributin e Arben Ahmetajt, i cili sipas tij, “pa diskutim që ka një rol absolut në gjithçka që lidhet me shifrat”.

“Faktet domethënëse për fat të keq e humbasin rëndom domethënien në vorbullën e kazanit. Nuk dua të numëroj atë që është bërë, por nëse sot shifrat janë të atilla, që Shqipëria pati një sukses në tregjet e kapitaleve në botë të Eurobondit, merita kryesore është e Ahmetaj”, – tha Rama.

Kryeministri theksoi se Anila Denaj është drejtuesja aktuale e Fondit të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor, me një eksperiencë të gjatë financiare dhe ndërkombëtare. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.