METEO – Australia goditet nga një valë e të nxehtit ekstrem

SIDNEJ, 28 dhjetor /ATSH-AFP/ – Australia është përfshirë këtë javë nga një valë e të nxehtit ekstrem me temperatura rekord, forcat zjarrfikëse janë në gatishmëri të lartë përballë rreziqeve për vatra të mundshme zjarresh.

”Në disa zona të shtetit të Australisë Jugore temperaturat u regjistruan 16 gradë Celsius mbi vlerat normale të sezonit, disa qytete regjistruan rekorde të reja me temperatura ekstreme”, njoftuan sot shërbimet meteorologjike.

Vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të vendit.

Një ditë më parë termometri regjistroi 49,3 gradë Celsius në Marble Bar, një qytezë në shtetin e Australisë Perëndimore, e njohur edhe si zona më e nxehtë e vendit./ v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.