Kryemadhi: Ndryshimet në qeveri, mashtrim për shqiptarët

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i konsideron ndryshimet e sotme në qeveri si rënie të qeverisë pasi sipas saj, qeveria mashtroi shqiptarët.

Në fjalën e saj Kryemadhi tha se “sot ra qeveria sepse mashtroi shqiptarët duke thënë se do të pagunin taksa më pak, por në fakt shqiptarët paguajnë taksa më shumë. Ky që ul tatimin e fitimit për oligarkët duhet të thotë se sa janë rritur taksa lokale, taksat e ujit, taksen e pastrimit, gjelbërimit, shkollave, taksën e naftës, ndotjes së ajrit”.

“Në fak, kjo nuk është një ndryshim qeverie, por rënia e saj, sepse vetëm me një tender vidhen 40 milionë euro. Dëgjojmë për 262 mijë të reja vende, por ne nuk dëgjojmë largimin e 400 mijë e shqiptarëve si emigrantë”, tha ajo. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.