Bledi Çuçi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Blendi Çuçi do të marrë detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duke zëvendësuar në këtë detyrë Niko Peleshin.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndryshimet në kabinetin qeveritar.

“Niko Peleshi është bashkëpunëtori që të gjithë do të donin ta kishin. E pata për 4 vjet zv/kryeministër dhe gjatë kësaj periudhe si ministër të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, – tha Rama, ndërsa theksoi se, Niko Peleshi do të sjellë rezultate më të mira se viti 2017 nga qarku i Korçës.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.