AXHENDA NDËRKOMBËTARE 28.12.2018

SAN ROQUE (Spanjë) – Ankorim i planifikuar i anijes humanitare ‘’Open Arms’’ me  më shumë se 300 emigrantë në bord.

MOSKË (Rusi) – Konferencë shtypi e kreut të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov me homologun jordanez, Aymane Safadi.

ROMË (Itali) – Konferencë shtypi me rastin e mbylljes së vitit të kryeministrit populist, Giuseppe Conte, në prag të votimit përfundimtar për buxhetin e parë.

MADRID (Spanjë) – Konferencë shtypi e kryeministrit Pedro Sanchez pas këshillit të fundit të ministrave për këtë vit.

KARTUM (Sudan) – Grevë e gazetarëve, thirrje për manifestime të mëtejshme.

RIO DE XHANEIRO (Brazil) – Benjamin Netanyahu do të zhvillojë një vizitë në Brazil, vizita e parë e kryeministrit izraelit në këtë shtet./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.