Artistët e rinj beratas koncert me këngë dhe valle popullore qytetare

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/- Të rinjtë e qytetit të Beratit promovuan sot me një koncert këngën dhe vallen popullore qytetare beratase.

Pjesë e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” talentet e rinj interpretuan përpara artdashësve beratas vlerat kulturore të qytetit të një mbi një dritareve.

Këta të rinj treguan se po trashëgojnë dhe zhvillojnë më tej këtë vlerë të çmuar artistike të qytetit.

Ky koncert u drejtua nga regjisori Shpëtim Dyrmishi, nën drejtimin muzikor të Altin Metohut, koreografi të Ornela Vasilit dhe drejtueses artistike, Migena Hoxha.

Duartrokitjet e artdashësve inkurajuan artistët e rinj për ta vazhduar e çuar më tej këtë nismë të bukur. /k.s/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.