Tatimet: Shërbimi nëpërmjet e-Albania, redukton vizitat në sportele

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ndër prioritetet e punës që saj ka ofrimin e shërbimeve me sa më pak kosto dhe në kohë të shkurtër për të gjithë tatimpaguesit.

Ofrimi i një pjese të konsiderueshme të shërbimeve në rrugë elektronike ka reduktuar ndjeshëm vizitat në sportelet e 14 zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesve në të gjithë vendin.

Referuar të dhënave, për periudhën janar-nëntor 2018, janë dhënë në sportele rreth 35200 vërtetime. Shifër e cila është rreth 84% më e ulët, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017, kur janë lëshuar në sportele mbi 215000 vërtetime.

DPT inkurajon tatimpaguesit që të përfitojnë nga ofrimi i shërbimeve nëpërmjet platformës elektronike e-Albania, për të kursyer kohë, si dhe për të minimizuar kostot e tyre administrative. /e.xh//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.