Strategjia Kombëtare për Diasporën, mblidhet grupi ndërinstitucional

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH – I. Vata/ – Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka marrë pjesë sot në mbledhjen e grupi ndërinstitucional të punës për zbatimin e masës 51 të planit të veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën.

Në mbledhjen e radhës  u diskutua mbi ecurinë e punës për vitin 2018.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko theksoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve për ta sjellë Diasporën shqiptare sa më pranë nëpërmjet aktiviteteve dhe shërbimeve që do të ofrojnë të gjitha ministritë të cilat bashkëpunojnë me komunitetin shqiptar në botë.

Për realizimin e 51 masave, ndërveprojnë një sërë institucionesh, në kuadër të Urdhrit nr. 136.

“Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për zbatimin e masës 51 të planit të veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën”, përfaqësuesit e ministrit për diasporën, ministrive të Punëve të Jashtme, Financave, Arsimit, Kulturës, Turizmit, Punëve të Brendshme, Shëndetësisë, Mbrojtjes Sociale, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, si dhe titullarët e Agjencisë Kombëtare për Diasporën, AKSHI-t anëtar, INSTAT-it dhe Akademisë së Shkencave koordinuan punën për zbatimin e masës 51, sipas të cilës ministritë që bashkëpunojnë me komunitetin shqiptar në botë do të ofrojnë në faqet e tyre elektronike informacion të plotë në lidhje me shërbimet që ofrojnë për komunitetin shqiptar, ku secila faqe zyrtare do të ketë një rubrikë të përcaktuar dhe të dedikuar për Diasporën”, tha ministri Majko.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua gjithashtu për kalendarin e aktiviteteve që do të realizohen në Diasporë përgjatë vitit 2019. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.