Rreth 20% e bizneseve më të mëdha në vend, administrohen nga gratë

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato ka vizituar sot një fabrikë me mbi 1100 të punësuar që prodhon marka të njohura gjermane për t’i informuar për vendimin e fundit të qeverisë për rritjen e pagës minimale.

Ministrja shprehet se “e lidhur ngushtë me marka të njohura gjermane, administratorja e kësaj sipërmarrje ka arritur të krijojë një frymë miqësore dhe bashkëpunuese me tërë stafin, si pjesë e një kulture pune të shëndetshme dhe produktive”.

Ministrja vlerëson faktin se 20% e 200 bizneseve të mëdha administrohen nga gra.

“Gratë sipërmarrëse rriten përditë e më shumë duke zhvilluar biznese përditë e më të fuqishme ku rreth 20% e 200 bizneseve më të mëdha në Shqipëri administrohen nga gratë”, shprehet ministrja.

“Gjithashtu në kuadër të fushatës informuese  që kemi ndërmarrë për çdo sipërmarrës, zgjodhëm këtë fasoneri, si një sektor me numër të lartë punonjësish për të komunikuar dhe vendimin e fundit të Qeverisë për rritjen e pagës minimale”, shprehet Qato. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.