Mayweather sportisti me fitimet më të mëdha në 2018-ën

ANKARA, 27 dhjetor /ATSH-AA/ – Bota e sportit, e cila çdo ditë e më shumë po industrializohet, vazhdon të prodhojë miliarderë të rinj, sipas një kërkimi të përgatitur nga ana e revistës ”Forbes”, e cila ka llogaritur pagat, të ardhurat nga sponsorët dhe bonuset e sportistëve nga qershori i vitit 2017 deri në qershor të vitit 2018.

Bokseri Floyd Mayweather ka qenë sportisti me fitimet më të mëdha këtë vit.

Mayweather ka hyrë në mesin e miliarderëve në botën e sportit pasi brenda një viti ka fituar 285 milionë dollarë, përfshirë 275 milionë dollarë nga ndeshja me irlandezin Conor McGregor dhe 10 milionë dollarë nga sponsorët./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.