“Inter” mund “Napolin”, “Juventusi” arratiset në +9

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/ – “Juventus” edhe pse ka barazuar ndaj “Atalantës” në ndeshjen e parafundit të fazës së parë sërish ka rritur diferencën me “Napolin” ndjekës, pasi skuadra e kaltër është mundur nga “Inter” në “San Siro” me rezultatin 1-0.

Kampionati Italian i futbollit ka zhvilluar të mërkurën ndeshjet e parafundit të fazës së parë. “Juventus” barazoi në stadiumin “Atleti Azurri” ndaj “Atalantës”. Pas një autogoli të Gjimshitit në minutat e para të lojës, vendasit përmbysën rezultatin fal një dygolëshi të Zapata-s, duke vënë në vështirësi kampionët e Italisë. Por, futja e në lojë e Cristiano Ronaldos ndryshojë lojën dhe bardhezinjtë edhe pse me 10-të lojtarë në fushë (për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Bentakur), arritën të barazonin lojën, duke marrë një pikë të rëndësishme, pasi “Napoli” në mbrëmje nuk përfitoi nga ky barazim. Të kaltrit e drejtuar nga Carlo Ançelotti u mundën në “San Siro” të Milanos nda “Interit”. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti triumfoi falë një goli të Lautraro Martinez në minutën e 90’.

Në javën e 18-të të Seria A ka fituar edhe “Roma” ndaj “Sassuolos”, “Lazio” ndaj “Bolognas”, teksa “Milani” barazoi përballë “Frosinones” në transfertë.

Klasifikimi pas kësaj jave sheh “Juventusin” me 50 pikë, të ndjekur nga “Napoli” me 41. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.