“Festojmë së bashku”, koncerti festiv i fundvitit në Lezhë

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ “Festojmë së bashku”, koncerti festiv i fundvitit i organizuar nga bashkia Lezhë, solli para publikut lezhjan artin, kulturën, traditën dhe mikpritjen e një qyteti të mbushur me trashëgimi kulturore.

Me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur të skenës shqiptare, ky koncert gjallëroi jetën kulturore në këtë qytet.

Festat e fundvitit e gjejnë Lezhën me një axhendë të pasur kulturore, ndër të cilat edhe Festat n’Liss, që mirëpresin çdo mbrëmje qytetarët dhe vizitorët në Lezhë për të shijuar kulinarinë nën dritat festive dhe ambienteve të zbukuruara që qyteti ofron.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.