Bizneset u vijnë në ndihmë qendrave të përkujdesit social

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ – Solidariteti, përtej moshës e etnisë, fesë apo bindjeve të tjera i bën festat e fundvitit akoma më të bukura.

Në këtë fundvit, shumë kompani kanë dhënë kontributin e tyre për kategoritë në nevojë. Shërbimi Social Shtetëror ka ftuar kompani apo qytetarë të tjerë që të tregojnë solidaritet duke u bërë “mik i njerëzve në nevojë”.

Sipas SHSSH, po nisen njëra pas tjetrës në institucionet e përkujdesit shoqëror makinat me kos frutash dhe lëngje frutash të dhuruara nga kompania “AGS” sh.p.k., e cila zgjodhi këtë fundvit të jetë pranë institucioneve tona të përkujdesit me produktet që ofron në treg.

Këto produkte deri më tani janë shpërndarë pranë Qendrës Kombëtare për Viktimat e Dhunës në Familje, Shtëpisë së të Moshuarve, Shtëpisë së Fëmijës dhe Foshnjës dhe do të vijojnë më tej në të gjitha institucionet sipas nevojave të tyre.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.