3-mujori III – Kredia për sektorin privat u rrit me 4,9%

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/- Kredia për sektorin privat është zgjeruar me ritme më të shpejta këtë vit.

Sipas të dhënave zyrtare, normat e ulëta të interesit kanë mbështetur zgjerimin e kreditimit e pastruar nga efekti i kursit dhe nxjerrja e kredive jashtë bilancit, kredia për sektorin privat u rrit me 4,9% dhe 4,5%, përkatësisht gjatë tremujorit të tretë dhe dy muajve të parë të tremujorit të katërt.

Politika monetare lehtësuese e BSH-së, ka nxitur kreditimin me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e investimeve dhe konsumit në vend.

Banka Qendrore shprehet optimiste për trendin në rritje të kreditimit të biznesit, tregues i cili sipas BSH-së pritet të përshpejtohet edhe në periudhën në vijim si rezultat i likujditetit të tregut bankar dhe normave të ulëta të interesit për lekun. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.