UKRAINË – Poroshenko njofton fundin e ligjit të luftës

KIEV, 26 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko njoftoi të mërkurën përfundimin e ligjit të luftës, i vendosur në shumë rajone kufitare ukrainase, pas një përballjeje detare me Rusinë në brigjet e Gadishullit të aneksuar të Krimesë.

“Sot në 14:00 (12:00 GMT), ligji i luftës merr fund”, deklaroi Poroshenko, gjatë një takimi me përgjegjës ushtarakë, të transmetuar në televizion./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.