“Trondit” Nainggolan: Dua të kthehem te “Roma”

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/ – Telenovela Nainggolan duket se nuk ka fund. Në qershor u ble nga “Inter” më shumë bujë, si një shenjë që skuadra zi kaltër kërkonte të ishte konkurrente e denjë e “Juventusit” në kampionat. Më pas dëmtimet e shumta dhe tashmë përplasja me drejtuesit e klubit.

Belgu, siç raporton “Ansa”, duket se nuk është i kënaqur në klubin zikaltër dhe sipas një regjistrimit audio që qarkullon në rrjet, futbollisti ka kërkuar të rikthehet te “Roma”. Aktualisht futbollisti është i pezulluar, pasi nuk arriti të marrë pjesë në një mbledhje taktike të skuadrës, pas një nate të gjatë deri në të gdhirë në diskotekë. Në audiopërgjim mësohet se Nainggolan thekson: “Çfarë po bëj unë këtu? Po shkatërroj gjithçka, dua të kthehem te ‘Roma’. Jam shumë mik me Tottin, mund të më ndihmojë”, shpjegon Nainggolan në audiopërgjim. “Duhet të bëj çmenduri për t’u kthyer atje”, mësohet se vijon audiopërgjimi. “Unë jam një lojtar që, pavarësisht problemeve, e kam treguar veten në fushë. Trajneri ja ka mbyllur gojën të gjithëve”, duket se ka thënë Radja Nainggolan në audion e regjistruar e që qarkullon në rrjet. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.