Ronaldo për herë të parë në stol

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ – Kristiano Ronaldo do qëndrojë për herë të parë në stolin e rezervave që kur ka ardhur te “Juventusi”

Masimiliano Alegri, deklaroi në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me “Atalantën” se  Ronaldo do pushojë duke e nisur ndeshjen nga pankina.

“Kristiano do të udhëtojë me skuadrën dhe do të ulet në pankinë, përkrah meje. Në këtë mënyrë do të kemi shansin që të ndjekim një ndeshje së bashku, nga një tjetër pjesë e fushës. Unë jam shumë i lumtur për atë çfarë ai ka bërë deri tani, ashtu sikurse gjithë pjesa tjetër e skuadrës”, tha Alegri.

Në prag të vitit 2019 Alegri foli edhe për të ardhmen e futbollit italian.

“Mund të them se do të më pëlqente që i gjithë futbolli italian të punonte në një strategji të vetëm, të gjitha ekipet në të njëjtën linjë. Dhe nuk po them vetëm në aspektin sportiv, teknik e taktik, por edhe në nivel politik”, deklaroi tekniku i “Juventusit”.

“Objektivat që i kemi vënë vetes. Dhuratën e parë, më datë 16 janar na pret Superkupa e Italisë me “Milanin” dhe ky do të doja që të ishte vetëm fillimi”, tha ia.

Në fund edhe një koment për superndeshjen e kësaj jave “Inter”-“Napoli”.

Asgjë më shumë sesa të shoh sërish “Juven” time që të tregohet e zonja dhe të kthehemi nga Bergamo me tri pikët. Nëse arrijmë që ta bëjmë këtë, do t’i shtojmë vetvetiu më shumë presion në këmbë “Napolit” dhe thjesht do të presim rezultatin që ata do të ofrojnë ndaj “Interit” tha tekniku i Juventusit. /o.l//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.