Rama: Paketa jonë për universitetin 8+

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – “Paketa jonë për universitete do jetë 8 plus”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama në përgjigje të pikës së tetë të kërkesës së studentëve për vlerësim të performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

Në konferencën për mediat, kryeministri Edi Rama tha se të të gjitha universitetet janë akredituar ndërkombëtarisht nga Quality Assurance Agency, megjithatë sikundër u cilësua dhe në raportin e akreditimit të QAA, disa institucione publike të arsimit të lartë, nuk treguan seriozitetin e duhur në zhvillimin e procesit të akreditimit, kjo si pasojë e konflikteve të brendshme mes strukturave drejtuese, por edhe si rrjedhojë e mungesës së kulturës institucionale, të autoriteteve drejtuese të IAL-ve, në raportimin e veprimtarisë së tyre.

“Ajo që ne vendosëm është që të ngrihet më një herë grupi i punës për të ndryshuar VKM, për Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë në mënyrë  që në këtë kod të adresohen shqetësimet e studentëve, që do të thotë e gjithë vija e sjelljes dhe qasjes ndaj studentëve  të jetë një vij sjellje qasje  e njohur dhe e mbështetur nga studentët, pastaj kush shkel vijnë shkel ligjin”,- tha kryeministri.

Po ashtu Rama tha se “sot është miratuar në Këshillin e Ministrave për vlerësimin e perfomancës në mësimdhënie të personit akademi në institucionet e Arsimit të Lartë nëpërmjet praktikës së mirënjohur ndërkombëtare të sondazhit kombëtar të studentëve. Aplikimi i instrumentit të kontrollit dhe vlerësimi studentor dhe vlerësimi shkencorë përmes sondazhit kombëtar do të nis së shpejti”.

“Këto janë pikat e studentëve, por këtu nuk mbaron qasja jonë ndaj universiteti dhe falë dhe dialogut të nisur me shumë vështirësi të tjera gjëra janë shtuar dhe faktikisht paketa jonë për universitetin do jetë 8 plus”, theksoi Rama. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.