Krijohen Komisionet e Përhershme pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme vendosi për krijimin e komisioneve të përhershme pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë  në mbledhjes sot vendosi që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka në përbërje komisionet e përhershme si me poshtë: Komisioni i Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit i përbërë nga anëtarët: Kryetar, Gent Ibrahimi, anëtarë Antoneta Sevdari dhe Nurihan Seiti dhe zëvendësues, Arben Dollapaj dhe Alfred Balla.

Komisioni Disiplinor i përbëhet nga anëtarët: Kryetar: Bujar Sheshi, anëtarë Besnik Cani dhe Tartar Bazaj dhe zëvendësues, Gentjan Osmani dhe Nurihan Seiti.

Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale i përbëhet nga anëtarët: Kryetar, Alfred Balla, anëtar Kostaq Beluri dhe Gentjan Osmani dhe zëvendësues, Tartar Bazaj dhe Besnik Cani.

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës i përbërë nga anëtarët: Kryetar: Sandër Beci, anëtarë  Arben Dollapaj dhe Antoneta Sevdari dhe zëvendësues, Bujar Sheshi dhe Gent lbrahimi. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.