KINEMA – Gavras: Filmi im i ri? Fake News!

ATHINË, 26 dhjetor /ATSH-ANA/ – Regjisori i njohur grek, Kostas Gavras i dërgoi një mesazh medias për filmin e tij të ri duke theksuar se të gjitha informacionet mediatike që lidheshin me këtë film ishin thjesht lajme të rreme.

Pas një serie artikujsh në lidhje me filmin e tij të ri, që fokusohet në krizën mes Greqisë dhe Europës, regjisori i famshëm i tha medias se “për aq kohë sa periudha kërkimore është në proces, asnjë informacion që rrjedh nga unë apo produksioni im nuk është një lajm. Ju dhe unë jemi të ndërgjegjshëm për vlerën e lajmeve të rreme”.

”Kur përgatitjet dhe planifikimi i filmit do të përfundojnë, do të jem unë ai që dot të informojë i pari për të, për aktorët grekë dhe europianë dhe për ekipin që do të zgjidhet si dhe vendin ku do të zhvillohen xhirimet. Deri atëherë, as unë dhe as kolegët e mi nuk do të japim intervista sepse ende nuk kemi asgjë për të thënë, veçanërisht gjatë kësaj pjese të përgatitjes së filmit”.

“Një film dhe veçanërisht ky që po bëjmë, kërkon më shumë se çdo tjetër punë të rëndë fizike dhe një përqendrim të lartë mendor”, tha regjisori grek./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.