Festat e fundvitit, zbukurohet qyteti i Skënderajt

PRISHTINË, 26 dhjetor /ATSH/ – Komuna e Skënderajt dekoroi qytetin në prag të festës së Viti të Ri.

Kryetari i komunës, Bekim Jashari tha se qyteti është shndërruar në një ambient të këndshëm dhe se të gjithë bashkatdhetarëve i uron mirë se ardhje në vendlindje.

“Me po aq ngrohtësi sa dritat vezulluese nga dekorimi i qytetit tonë, në prag të festës së Vitit të Ri, që është transformuar në një ambient tejet të këndshëm, të gjithë bashkatdhetarëve tanë i uroj mirë se ardhje në vendlindje! Dekorimi i qytetit tashmë konsiderohet i përuruar, ku gjithçka duket gati për t’i uruar mirë se ardhje vitit 2019″, tha Jashari. /KosovaPress//e.malaj//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.