FUTBOLL – “Napoli” ndërpret bisedimet për rinovimin e kontratës me Hysajn

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/- Prestigjiozja italiane, “Gazzetta dello Sport”, ka shkruar se mes ”Napolit” dhe Elseid Hysajt nuk ka diskutime për rinovimin. “Elseid Hysaj ka një akord deri në fund të vitit 2021, por rinovimi i tij për momentin duket shumë kompleks, pasi bisedimet janë ndërprerë”, ka shkruar gazeta italiane.

Është thënë disa herë në medie të ndryshme, por kur prestigjiozja italiane i dedikoi shkrim, atëherë vërtetësia konfirmohet zyrtarisht.

Por nga ana tjetër nuk mungojnë kërkesat për Hysajn. Trajneri i ”Çelsit”, Mauricio Sarri, ka kohë që ndjek mbrojtësin shqiptar.

Ndërkohë ka një pakt mes tij dhe presidentit të Napolit për të mos marrë më asnjë lojtar nga klubi Italian. Me sa duket interesimi i madh i Sarrit ka bërë që të ndërpriten  bisedimet me agjentin e shqiptarit duke e lënë pezull të ardhmen e tij. /o.l/e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.