Festat e fundvitit, spitalet dhe urgjencat 24 orë në gatishmëri

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, uroi mjekët, infermierët, urgjentistët, laborantët, punonjësit e shërbimit në autoambulanca dhe në njësinë e helikopterëve kudo në vend, me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Në urimin e saj ministrja theksoi rëndësinë e shërbimit që ofrojnë këta punonjës të cilët nuk pushojnë as në këto ditë festash.

“Për ata që janë në krye të detyrës për t’i shërbyer çdo qytetari janë mjekët, infermierët, urgjentistët, laborantët, punonjësit e shërbimit në autoambulanca dhe në njësinë e helikopterëve kudo në vend”.

“Gëzuar Krishtlindjen dhe festat e fundvitit të gjithë grave dhe burrave që shërbejnë, ndihmojnë dhe shpëtojnë jetë”! Fjalët nuk mjaftojnë për t’i shprehur respektin dhe mirënjohjen! Gëzuar”, shkruan Manastirliu.

. /o.l/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.