VATIKAN – Mijëra besimtarë mbushin Shën Pjetrin për meshën e Krishtlindjeve

VATIKAN, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ – Papa Françesku do të mbajë meshën e Krishtlindjeve në bazilikën e Shën Pjetrit, ku me dhjetëra mijëra besimtarë pritet të mbushin bazilikën dhe sheshin.

Mesha e natës së Krishtlindjeve në Shën Pjetër është një nga ceremonitë më të rëndësishme në liturgjinë e Kishës Katolike dhe do të fillojë sonte në orën 21:30.

Angazhimet e Papa Françeskut do të vazhdojnë me mesazhin tradicional të ‘’Urbi et Orbi’’ nga ballkoni qendror i bazilikës së Vatikanit.

Papët zakonisht përdorin rastin për të kërkuar paqe në botë.

”Urbi et Orbi”, që ofron bekime dhe falje për mëkatet, thuhet për Pashkë, për Krishtlindje dhe pas zgjedhjes së një pape të ri./    /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.