Spektakël fluturakësh në Liqenin e Kukësit

TIRANË, 24 Dhjetor/ ATSH / – Liqeni i Kukësit tashmë e ka fituar statusin e një atraksion turistik, jo vetëm në verë, por edhe tani në dimër. Sipërfaqja e liqenit të Kukësit është rreth 81 km katrorë, ç’ka e bën një liqen mjaft të madh për mundësinë e zhvillimit të sporteve ujore.

Ky sport mund të kthehet edhe në një traditë të përvitshme, por një gjë e tillë duhet futur në objektivat e pushtetit qendror dhe atij vendor. Një tjetër atraksion turistik janë edhe shpendët e shumtë që kanë populluar këtë mjedis.

Dikur liqeni i Kukësit shfrytëzohej jo vetëm për peshkim, por edhe si mundësi transporti për banorët e zonave që preken nga liqeni, por edhe për transport të lëndës drusore. Sot, edhe në periudhën dimërore në hapësirat e këtij liqeni mund të gjesh pak relaks nën shoqërinë e shpendëve të shumtë ujorë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.